Zyrtari grek mesazh nga Këlcyra: Beleri të betohet dhe të marrë detyrën

0
161

Zëvendësministri i Jashtëm grek, Giorgos Kotsiras, foli nga Këlcyra lidhur me çështjen e Fredi Beleri.

Ashtu sikurse zyrtarët e tjerë grekë, edhe Kotsiras ripërsëriti thirrjen për të lejuar Belerin të kryejë betimin si kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, edhe pse ndodhet në qeli.

Kotsiras tha se kjo është një e drejtë që i takon Belerit me Kushtetutë

“Uroj që çështja Beleri të zgjidhet sa më shpejt dhe sipas standardeve të BE. Beleri të betohet dhe të marrë detyrën. Qeveria duhet të zbatojë Kushtetutën”, tha zëvendësministri i Jashtëm grek.

Shkruaj nje koment