Zyrtari i lartë i CDU përgënjeshtron Ramën/ Nuk jeni gati, shumë larg hapjes

0
143

Vazhdojnë shuplakat e njëpasnjëshme në adresë të kryeministrit Edi Rama. Edhe pse mori një “Jo” të fortë në Samitin e Berlinit, sa i përket çeljes së negociatave, kreu i qeverisë vijon ta quajë të suksesshëm takimin e djeshëm në kryeqytetin gjerman.

Por për ta ulur me këmbë në tokë mendon numri dy i CDU-së, partia e kancelares Angela Merkel, Johann Wadephu.
Përmes një statusi në Twitter, ai shkruan se gjatë takimit me Ramën është theksuar se Shqipëria është ende larg nisjes së çeljes së negociatave me BE-në.

“Sot bisedova me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Vlerësova progresin e bërë deri tani, por theksova se ka ende shumë punë për tu bërë para se të nisë hapja e negociatave”, shkruan zyrtari i lartë i CDU-së, Johann Wadephul.

Çfarë shkruante sot Edi Rama për takimin me zyrtarin e lartë të CDU:

“Dy takime shumë pozitive mbi Shqipërinë me kryetaren e SPD, Andrea Nahles, dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul. Mesazh i qartë: Shqipëria meriton njohjen e arritjeve të derikëtushme, përmes çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim”.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here